Struga Trim Lum falë golit të Besart Ibraimit mundi Buduqnostin 1-0

Në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër u zhvillua ndeshja e parë e turit të dytë të UEFA Conferenc Liga, mes Struga Trim Lum dhe Buduqnosti i Podgoricës. Pas 90 minutave lojë ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0.

Në pjesën e parë të ndeshjes pamë një dominim total të kampionit të Maqedonisë së veriut , ekipit  Struga  Trim Lum, lojtarët e të cilës skuadër krijuan pesë raste, ndërsa arritën të realizojnë vetëm një gol, me autor Besart Ibraimi i  cili pas asistimit të Marjan  Radevskit, me mjeshtri tundi rrjetin e portierit mysafir Gjiorgjije  Pavliçiq për epërsi  1:0 për Strga Trim Lum.

Pjesa e dytë nisi në stilin e njëjtë si në atë të parën me dominim të skuadrës vendase të cilët tentonin që të ritin e epërsin , por ja që nuk ia arritën dhe rezultati përfundimtar mbeti 1-0.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndeshja kthyese do të zhvillohet në Podgoricë më 1 gusht ( e martë )

Golashënues: Besart Ibraimi  30’

Shikues  afro  1000

Referat:  Artem Kuchin , asistentat Evgeni Belski dhe Sergei Vassyutin nga Kazakistani

 

Formacionet e ekipeve

Struga Trim Lum: Qosevski, Neziri, Radiq, Krivanjeva, Maliqi (Jahja),  Bojku, Tairi (Ard Kasami), Mazrekaj, Shabani, Radevski (Upka), B.Ibraimi.

Trajner: Shpëtim Duro

Buduqnosti: Pavliçiq, Axhiq, Dakiq (Dashiq), Ignjatoviq, Brnoviq, Almeida,  Sekuloviq, Mirkoviq, Gaseviq, Sekuliq (Novoviq), Grbiq (Novoviq)

Trajner:Mladen Milinkoviq

/KLanMacedonia/

 

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share