Skijim: Lara Gut-Behrami fituese e sllallomit gjigant në Kronplatz, Lara Colturi e 12-ta

Garat e Kupës së Botës për femra në ski që u mbajtë në pistën e Qendrës së skijimit të Kronplatz në Itali, ku u zhvillua gara e sllallomit gjigand. Fituese e kësaj gare doli skiatorja zvicerane Lara Gut-Behrami me rezultatin 2.00.64, para Alice Robinson dhe Sara Hector. Në këto gara mori pjesë edhe skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, e cila u pozicionua e 12-ta në konklurenc me skiatoret më të mira botërorte. Ajo bëri një garë të mirë në të dyja zbritjet. Në zbritjen e parë, Colturi dha kohën 1’02”52, duke u kualifikuar më tej. Në zbritjen e dytë, skiatorja kuqezi dha kohën 1’00”55. Në total, me kohën e përgjithshme 2’03”07, ajo u klasifikua në vendin e 12-të.

Kjo nuk është hera e parë këtë sezon që Lara Colturi bën paraqitje të tilla, duke u klasifikuar gjithnjë e më shpesh mes 15 skiatoreve më të mira në disiplinat e sllallomit dhe sllalomit gjigand.

Aktualisht skiatorja që përfaqëson Shqipërinë Lara Colturi me 22- pikë . Skiatorja 17-vjeçare është në sezonin e saj të dytë në garat e Kupës së Botës.

Rezultatet e sllallomit gjigant:

1.Lara Gut-Behrami (SUI) 2.00.64

2.Alice Robinson (Zelanda e Re) +1.09

3.Sara Hector (SUEDI) +1.09

4.Ragnhild Mowinckel (NORVEGJI) +1.23

5.Sofia Goggia (ITA) +1.39

6.Federica Brignone (ITA) +1.45

7.Zrinka Ljutic (KROACI) +1.93

8.Camille Rast (ZVICËR) +1.96

9.Julia Scheib (AUT) +2.04

10.Marta Bassino (ITA) +2.36

11.Paula Moltzan (SHBA) +2.37

12.Lara Colturi (ALB) +2.43

Lexo gjithashtu
Total
0
Share