Messi pas humbjes: Është një goditje e rëndë, por ne do të jemi më të bashkuar se kurrë

Ylli i Argjentinës, Lionel Messi, e ka pranuar se nuk ka “asnjë justifikim” për humbjen tronditëse 2-1 kundër Arabisë Saudite në ndeshjen e tyre hapëse të Grupit C në Kupën e Botës.

Argjentina është konsideruar si një nga favoritët, por ata e kanë hapur llogarinë e tyre në turneun e këtij viti me një disfatë zhgënjyese ndaj një kombi të renditur 49 vende poshtë tyre, transmeton Klankosova.tv.

Argjentina përfundimisht ra në një nga humbjet e saj më të këqija në historinë e Kupës së Botës – duke humbur pasi kryesoi në pjesën e parë për herë të parë që nga viti 1930 në finalen kundër Uruguait – dhe ata kanë parë që ecuria e tyre e pamposhtur prej 36 ndeshjesh në të gjitha garat të përfundojë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Duke folur për gazetarët pas ndeshjes, Messi tha: “Ne e dinim që Arabia është një ekip me lojtarë të mirë, që lëviz topin mirë dhe që avancon shumë vijën. Ne punojmë për të, por ne shpejtuam pak”.

“Nuk ka justifikime. Ne do të jemi më të bashkuar se kurrë. Ky grup është i fortë dhe ata e kanë treguar këtë. Është një situatë që nuk na është dashur ta kalojmë për një kohë të gjatë. Tani duhet të tregojmë se kjo është një grup i vërtetë”, shtoi Messi.

“Është një goditje shumë e rëndë për të gjithë, nuk e prisnim të fillonim kështu. Gjërat ndodhin për një arsye. Ne duhet të përgatitemi për atë që do të vijë, duhet të fitojmë dhe kjo varet nga ne”.

“Ne duhet të kthehemi në bazën e asaj që jemi. Ne duhet të mendojmë për atë që do të vijë”.

Argjentina tani do të përgatitet për ndeshjen e dytë të grupit C kundër Meksikës të shtunën, përpara se të përballet me Poloninë në ndeshjen e fundit të grupit më 30 nëntor. /Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share