Keqtrajtoi macen, futbollisti i njohur dënohet nga Gjykata

Futbollisti i njohur i West Ham United, Kurt Zouma është shpallur fajtor për keqtrajtimin ndaj maces së tij. Gjykata ka vendosur që Zouma të kryejë 180 orë shërbim në komunitet. 27-vjeçarit i është ndaluar edhe mbajtja e maceve për 5 vjet.

Sjellim në vëmendje se Zouma u filmua duke goditur macen e tij si një ‘top’ në dyshemenë e tij të kuzhinës. Në videon që tronditi rrjetin, mbrojtësi i West Ham shihet duke sulmuar kafshën shtëpiake në rezidencën e tij prej 2 milionë funtesh, ndërsa vëllai e filmon atë. Zouma më pas ndjek macen nëpër dhomën e tij të ngrënies ndërsa vëllai i tij qesh teksa e filmon. Gjithashtu futbollisti hedh një palë këpucë drejt kafshës shtëpiake, e cila largohet shpejt duke u përpjekur të shpëtojë. Ndërkohë në një sekuencë tjetër ai shihet duke goditur me forcë macen në fytyrë. Pasi u “u kryqëzua nga rrjeti”, Zouma kërkoi falje publike.

Ndërkohë, ditën e sotme vëllai i Zouma, Yoan, i cili luan për Dagenham dhe Redbridge, u dënua nga Gjykata dhe detyrohet që të kryejë 140 orë shërbim në komunitet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Të dy keni marrë pjesë në këtë akt të turpshëm dhe të dënueshëm me këtë mace”, tha gjyqtarja Susan Holdham.

Kurt gjithashtu do të paguajë shpenzimet gjyqësore prej gati 9,000 £, përveç punës në komunitet./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share