Liga e dytë: Kompletohet java e 13-të, Besa demoloi Teteksin 4-0

Dy  ndeshjet e  anuluara  të javës së 13-të në Ligën e dytë, shkaku Ii kushteve  klimatike janë zhvilluar sot . Besa mundi Teteksin 4-0, ndërsa Skopja mundi  Osogovën 1-0 .

 Në stadiumin e Vrapçishtit  lideri në tabelën e klasifikimit ekipi  Besa nga Dobërdollit me  një lojë   brilante  dhe efikase  mundi Teteksin me rezultatin e thellë 4-0,  duke  regjistruar  fitoren e 11-të sezonale pas një barazimi dhe  në humbje. Për suksesin e sotëm të Besës  u kujdesën  autorët e golave Fiton Ademi, Armend Alimi, Izair  Emini  dhe  Zani  Nazifi.

“ Ishte  fitore e pritur por shumë e rëndësishme, u  arrit me angazhimin e të  gjithë  futbollistëve  dhe  rezultati nuk mungoi. Vazhdojmë rrugëtimin  tonë për realizimin e  projektit  të pronarëve. Ne  do të vazhdojmë edhe në ndeshjet e radhës të shënojmë rezultate  pozitive”  tha golashënuesi më mire i ekipit Fiton  Ademi

Në ndeshjen tjetër që u zhvillua sot, Skopje në Autokomand mundi Osogovën    1-0. Me ndy ndeshjet e sotme  u kompletua java e 13-të e sezonit vjeshtor.

Rezultatet complete të xhiros së 13:00

Besa 1976 – Teteksi  4-0

Skopje – Ospgova  1-0

Arsimi   – Pobeda  8-1

Detonit Plaçkovica – Ohri 1-0

Karaormani  – Novaci  1-3

Kozhufi –  Kamenica Sasa 3 – 2

Pelisteri  – Bashkimi  4-0

Vardari – Bellasica  1 – 0

Tabela:  1.BESA  34 pikë, 2.Detonit Plaçkovica 29, 3.Pelisteri 27, 4. Bellasica 20, 5.Kozhufi 20, 6.Ohri 20, 7.Arsimi  19, 8.Novaci 19, 9.Teteksi  17, 10.Bashkimi 17, 11.Vardari  15, 12.Pobeda 15. 13.Skopje 15, 14.Osogova 11, 15.Karaormani 10  , 16.Kamenica Sasa  7 pikë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share