Si parti të djathta, çka e lidh Lëvizjen Populli me VMRO-në?

Skënder Rexhepi nga Lëvizja Populli në Klan Debat hodhi poshtë pretendimet për partneritet ideologjik me VMRO-në e Mickoskit. Sipas tij. kjo nuk mund të ndodhë derisa partia e Mickoskit nuk heq dorë nga e kaluara e ish kryeministrit Gruevski në aspektin e trajtimit të interesave shqiptare.

“Ne me VMRO-në do kishim pasur mundësi të bashkëpunojmë po të ishte një VMRO që nuk i ngjason ‘gruevizmit’ të kaluar. Por kjo VMRO as nuk ka arritur të dalë nga lëkura e ‘gruevizmit’. Për atë arsye kjo VMRO edhe gjatë kohë nuk do të ketë shqiptarë të dinjitetshëm përkrah rrugëtimit politik. Ne mund tu ngjasojmë për nga aspekti i djathtë të gjitha subjekteve politike të djathta, por nga aspekti i interesave komëtare shqiptare, ne dhe VMRO-ja kemi drejtimie diametralisht të kundërta.”, deklaroi Skënder Rexhepi./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share