Blinken dhe Borel me mbështetje të përbashkët për negociatat me BE-në

Sekretari i shtetit të SHBA-ve dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë në mënyrë të përbashkët i bëjnë thirrje parlamentit në Maqedoninë e Veriut ta pranojë Kornizën e ofruar negociuese pëe anëtarësim në BE. Antoni Blinken dhe Zhozep Borel në deklaratë të përbashkët theksojnë se “në moment kritik për historinë evropiane, me agresionin rus në Ukrainë, është kyçe për Evropën që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria t’i fillojnë negociatat aderuese me BE-në.

Në deklaratën e përbashkët nga shefat e diplomacive në Uashington dhe në Bruksel vlerësohet se “në këtë moment kritik në historinë evropiane, me agresionin e pajustifikuar rus kundër Ukrainës, përparimi i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut drejt BE-së është kyç për përforcimin e kohezionit dhe rezistencës në gjithë kontinentin evropian.

“E përshëndesim propozimin për kompromis i cili i ka parasysh interesat dhe shqetësimet e Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë, në bazë të respektit të ndërsjellë, besimit dhe dhe mirëkuptimit. Vendimi sovran i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut do të jetë i rëndësishëm për të ecur përpara. Fryma e kompromisit konstruktiv në të cilin bazohet integrimi evropian duhet të vazhdojë t’i frymëzojë të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces historik. BE-ja dhe SHBA-të janë të përkushtuar për bashkëpunim më të afërt me Ballkanin Perëndimor.” SHBA dhe BE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Autoritetet, por edhe opozita në vend këtyre ditëve kanë marrë mesazhe të shumta nga përfaqësues evropianë dhe amerikanë me motivim për ta pranuar të ashtuquajturin “propozim francez” për fillimin e negociatave aderuese, me arsyetimin se ai përmban kompromis racional për tejkalimin e kontestit me Bullgarinë, i cili tashmë dy vite e bllokon procesin. Korniza negociuese tashmë është dorëzuar nga Qeveria në Kuvend, për shqyrtim dhe miratim të konkluzioneve të mëtejshme. Seanca për momentin nuk është caktuar, por pritet deri në fund të javës së ardhshme./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share