Ka filluar të asfaltohet rruga Islamil Kadare në lagjen Seravë të komunës së Çairit, ashtu edhe siç deklaroi për Klan M kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu që pas ndaljes së rreshjeve të shiut do të fillojë sanimi i rrugës.
Ka një vit që rruga Ismail Kadare ka filluar të ndërtohet.
Ndryshe rruga Ismail Kadare është vetëm rreth 1500 metra larg qendrës së Shkupit dhe objektit të Komunës së Çairit. /KlanMacedonia/