A duhet t’i ndërroni targat e veturave? – Qeveria solli vendimin

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme shqyrtoi dhe miratoi Informatat për nevojën e vendosjes së afisheve me shenjën “NMK” në targat e regjistrimit, të propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell KlanM.

“Me vendosjen e një afishe në targat e regjistrimit, sipas informacioneve të MPB-së, nga njëra anë respektohet plotësisht obligimi për shënimin e kodit të ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut në targat e regjistrimit të automjeteve dhe nga ana tjetër, shpenzimet financiare për këtë zgjidhje janë thuajse të pakrahasueshme me shumën e kërkuar për zëvendësimin e targave me targa të reja. Në këtë drejtim është planifikuar vendosja e afisheve me shenjën ‘NMK’ në automjetet që kanë targa me shenjën ‘MK’, ​​me çka do të shmangen shpenzimet financiare shtesë, për lëshimin e më shumë dokumenteve/licencave/certifikatave të reja”, thonë nga qeveria, përcjell KlanM.

Vendosja e afisheve me shenjën “NMK” në targa regjistrimi, sipas arsyetimit të MPB-së, do të jetë lehtësim edhe për transportuesit që udhëtojnë në Bashkimin Evropian. Në këtë mënyrë ata kanë mundësinë të mbajnë targat ekzistuese në automjetet e transportit, gjë që do t’i mbrojë nga nevoja për ndryshime në dokumentacionin e përgjithshëm në vendet anëtare të BE-së./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share