Shqiptarja me famë ndërkombëtare, Enisa vjen ekskluzivisht në “Zemër Luana” nga Luana Vjollca!

Sukses pas suksesi! “Zemër Luana” nuk po njeh kufij! Pas rekordeve të njëpasnjëshme e të ftuarve ekskluzivë, autorja dhe moderatorja Luana Vjollca vazhdon mban premtimet!

Ndonëse në videot “teaser” nga faqja zyrtare e “Zemër Luana” shihnim deklarata nga stafi i spektaklit dhe vetë autorja se do të shihnim yje ndërkombëtarë këtë sezon të parë, kështu po e mbajnë fjalë. Pas yllit turk me famë ndërkombëtare, Tolgahan Sayisman, vjen ekskluzivisht për “Zemër Luana”, ylli shqiptar me famë botërore, Enisa, e cila po korr sukses të madh nëpër botë dhe këngët e saj numërojnë dhjetëra milion klikime.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“E ftuar ekskluzive e autores dhe moderatores @luanavjollca në @zemerluana është ylli shqiptar me famë ndërkombëtare @iamenisa, e cila po korr sukses të madh nëpër botë. 💋Sonte do të kemi shumë KISS KISS 💋 21:00 në @rtvklan 💜🦁” shkruhet në videon e postuar në llogarinë zyrtare të Instagramit të “Zemër Luana”.


PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share