Shqipëria një nga vendet e rrezikuar nga përmbytjet

Ekspertët: Faktor i shtuar, ndryshimet klimatike

Shqipëria është një ndër vendet më të rrezikuar në Europë për përmbytje. Sipas një studimi të botuar nga revista “Nature” afro 90 % e popullsisë është e rrezikuar nga përmbytjet duke u shënuar me ngjyrë të kuqe. Në studim janë marrë mbi 188 vende të botës. Sipas ekspertëve ndryshimet klimatike sjellin një efekt të shtuar në rrezikun nga përmbytjet në Shqipëri.

“Ndryshimet klimatike sjellin një efekt të shtuar tek përmbytjet dy ditë më parë ndodhi përmbytja në Tropojë dhe dihet që për shkak të këtij fenomeni kemi një stuhi në këtë sezon të caktuar. Ka patur bonifikim të zonave kënetore. Shkodra, Fieri, Lushnja, Vlora janë zona fushore dhe kanë rrezikshmëri ndaj përmbytjeve”, tha Alban Doko, hidrolog i IGJEO.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por çfarë duhet bërë për të minimizuar rrezikun nga përmbytjet?

“Jo gjithmonë përmbytjet vijnë nga mungesa e argjinaturave sepse në zonën e Ultësirës Perëndimore lumenjtë kanë argjinaturë dhe kapaciteti i lumenjve tashmë është më i ulët. Duhen ndërtuar edhe breza të tjera argjinaturash në mënyrë që brezi i parë të lihet për toka bujqësore”.

Duke u bazuar edhe në raportin e Bankës Botërore, sipas studimet të revistës “Nature” vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme janë më të ekspozuar nga përmbytjet. Në botë një në katër persona është i ekspozuar ndaj rrezikut të përmbytjeve.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share