Përmbyset kamioni në Rrugën e Kombit, vdes shoferi

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e shoferit të një kamioni ka ndodhur në Rrugën e Kombit.

Në vendin e quajtur Kolsh në Rrugën e Kombit është përmbysur një kamion i ngarkuar me dërrasa. Fatkeqësisht, drejtuesi i mjetit nuk i ka rezistuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Kamioni po vinte nga Tirana për në Kosovë dhe sipas informacioneve paraprake është përplasur me trafikndarësen. Aksidenti ka sjellë bllokimin e korsisë së autostradës Kolsh-Kukës Morinë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share