Shqipëri / Ngjarje e rëndë – 43-vjeçari vret kunatën dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Shkozë të Tiranës.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, 43-vjeçari Roland Sinani ka qëlluar me pistoletë duke vrarë gruan e vëllait, Migena Sinani rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se sipas informacioneve paraprake, mësohet se Roland Sinani vuante nga shëndeti mendor.

Në banesën ku ndodhi ngjarja kanë qenë dy prindërit, të cilët kanë qenë në gjumë sipas deklarimeve paraprake. Ndërkohë, bashkëshorti i Migenës s’ka qenë në banesë në momentin kur ka ndodhur vrasja.

Është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Migena Sinani u vra nga kunati në dhomën e gjumit në prani të fëmijës së saj 2 vjeç

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja në Shkozë, ku 43-vjeçari vrau bashkëshorten e vëllait dhe më pas veten.

Viktima 37-vjeçare, Migena Sinani dhe bashkëshorti i saj kanë 2 fëmijë të mitur. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se njëri nga fëmijët i moshës 2 vjeç ka qenë në dhomën e gjumit me 36-vjeçaren në momentin e ngjarjes, ndërsa fëmija tjetër ka qenë tek gjyshërit, tek familjarët e Migenës.

Roland Sinani ka hyrë në dhomën e gjumit dhe ka vrarë me pistoletë kunatën e tij dhe më pas ka dalë në oborrin e banesës private, ku ka vrarë dhe veten.

Bashkëshorti i Migenës nuk ka qenë në shtëpi pasi sipas informacioneve paraprake, punonte në turnin e natës taksist.

Në banesë, momentin e krimit kanë qenë prindërit e autorit të krimit, Roland Sinanit (vjehërrit e Migena Sinanit), të cilët po merren në pyetje në Komisariat.

Dyshohet se Roland Sinani vuan nga probleme të shëndetit mendor./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share