800 raste në vit me kancer pulmoni në Shqipëri

Mjekët: Shkak kryesor, duhanpirja

Në Shqipëri regjistrohen afro 800 raste në vit me kancer të pulmonit. Mjekët pneumologë thonë se kjo sëmundje renditet e dyta pas kancerit të gjirit dhe prostatës për përhapjen në popullatë.

“Ka shifra për kancerin e pulmonit dhe variojnë nga 600-800 raste në vit. Kanceri i pulmonit renditet i dyti pas kancerit të gjirit dhe të prostatës”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Një nga shkaqet kryesore të përhapjes së kancerit të mushkërive, sipas mjekëve është rritja e duhanpirjes si nga meshkujt edhe nga gratë.

“Kjo lidhet kryesisht me duhanpirjen që vihet re shumë tek burrat edhe tek gratë e prekura me kancer pulmoni”.

Shqipëria renditet ndër vendet me konsum të lartë të duhanpirjes. Meshkujt janë konsumatorët më të mëdhenj, bazuar në studime rezulton se 50% e meshkujve në vendin tonë janë duhanpirës.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share