Shkon në 89 numri i viktimave nga zjarri në Hawai, qindra të zhdukur

Ka shkuar në 89 numri i të vdekurve nga zjarri në Maui të shtetit të Hawaii-t në ShBA, duke shënuar kështu shpërthimin e zjarrit më vdekjeprurës atje brenda një shekulli.

Numri i viktimave mund të rritet “dukshëm”, paralajmëroi të shtunën guvernatori i Hawaii-t, Josh Green, ndërsa puna e ekipeve mjeko-ligjore për identifikimin e viktimave ende vijon.

Qindra persona rezultojnë të zhdukur ndërsa qindra të tjerë janë vendosur në strehimoret e shumta që janë vendosur në të gjithë Maui-n pasi janë shuar flakët.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Është një ditë shumë e vështirë”, tha Green. “Zjarri ishte “sigurisht fatkeqësia më e keqe natyrore me të cilën është përballur ndonjëherë Hawaii”, shtoi ai.

“Ne mund të presim dhe të mbështesim ata që kanë mbijetuar. Fokusi ynë tani është të ribashkojmë njerëzit kur të mundemi dhe t’u sigurojmë atyre strehim dhe t’u ofrojmë kujdes shëndetësor, dhe më pas t’i drejtohemi rindërtimit”.

Ndërsa zjarret tani janë kryesisht nën kontroll, përpjekjet për shuarjen e plotë të tyre po vazhdojnë në pjesë të ishullit, duke përfshirë zonën rreth Lahaina-s, e cila është shkatërruar, shkruan BBC./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share