Putini: Rusia do të zgjerojë tregtinë me partnerë të rinj në dritën e sanksioneve perëndimore

Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia do të zgjerojë tregtinë me partnerë të rinj, duke përfshirë kalimin e flukseve të gazit te fqinjët lindorë.

Në një fjalim televiziv, Putini tha se Rusia do të zhvillojë marrëdhëniet e saj ekonomike me partnerët në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine për të izoluar ekonomikisht vendet perëndimore.

“Ne do të heqim kufizimet në logjistikë dhe financa. Më lejoni t’ju kujtoj se duke vendosur sanksione, vendet perëndimore po përpiqeshin ta shtynin Rusinë në periferi të zhvillimit botëror. Por ne kurrë nuk do të marrim rrugën e izolimit”, tha ai.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Përkundrazi, ne po zgjerojmë dhe do ta zgjerojmë bashkëpunimin me të gjithë ata që kanë interes për këtë”, shkruan Aljazeera, përcjell Klankosova.tv

Putini tha se do të rriste shitjet e gazit në lindje dhe përsëriti planin e tij për të ndërtuar një “qendër të re gazi” në Turqi.

Ai tha se Rusia do të përcaktojë çmimet për shitjen e gazit në Evropë duke përdorur një “platformë elektronike”.

Megjithatë, ai shtoi se ekonomia e Rusisë pritet të tkurret me 2.5 për qind në vitin 2022.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share