Frankfurt-Dubai për 90 minuta? Avioni hipersonik do të fluturojë me 6100 km/h

Kanë kaluar dy dekada që kur epoka e fluturimeve supersonike u ndërprenë, pasi aeroplani i fundit Concorde u ul për herë të fundit në pistë, në një fushë aviacioni në jugperëndim të Anglisë.

Në vitet e fundit janë prezantuar shumë projekte për avionë supersonikë, hipersonikë, me hidrogjen, e të tjera, të cilat premtojnë udhëtime super të shpejta. Por pavarësisht premtimeve të mëdha, projektet përgjithësisht kanë ngecur dhe asnjëri nuk është konkretizuar.

Megjithatë, tani një kompani e re europiane ka vendosur të provojë të futet në garë, duke premtuar udhëtime hipersonike nga Frankfurti në Sidnei për 4 orë e 15 minuta, apo nga Tenesi (SHBA) në Dubai për 3 orë e 30 minuta.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Koncepti “Destinus” është një avion që punon me hidrogjen dhe arrin të udhëtojë me shpejtësi pesë herë më të madhe se ajo e zërit, ose 6100 km/h, duke shkurtuar me ¾-tat orët e fluturimit të avionëve të zakonshëm.

Kompania me seli në Zvicër, por me 120 punonjës të shpërndarë në Spanjë, Francë e Gjermani, u themelua në vitin 2021, por po ecën me ritme të shpejta. Dy prototipat e saj të parë kanë kryer me sukses fluturimet testuese dhe do të nisin tashmë testimin e motorit me hidrogjen.

Martina Löfqvist, menaxhere e kompanisë, tha për CNN se hidrogjeni është karburanti i zgjedhur prej tyre për shkak se ul ndjeshëm peshën e avionit.

Prototipat Destinus janë frymëzuar nga një projekt i krijuar fillimisht në vitet 1950, por që nuk u bë realitet kurrë, deri tani. Si një kompanië me origjinë zvicerano-franceze, avioni është i frymëzuar nga alpet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share