Shiu përmbyt Klinikën e Kardiokirurgjisë, sanohen dëmet

Objekte, bodrume të përmbytura, vetura të dëmtuara

Ky është vetëm njëri prej objekteve që shiu rrëmbyeshëm ka lënë pasoja në fshatin Sfillare të Komunës së Sarajit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Me vite ky objekt përmbytet por asesi të rregullohet.

Shiu i rëmbyeshëm ka lënë pasoja dje në disa pjesë të vendit.

Në numrin 112 janë lajmëruar dhjetëra qytetarë të cilët kanë njoftuar se janë përmbytur rrugë e bodrume e tyre. Dëme më të mëdha ka në lagjen Aerodrom të Shkupit ku kanë rënë drunj të cilët kanë dëmtuar disa vetura.

“Janë përmbytur disa bodurme në rrugën Jordan Mijallkov, dy shtëpi në Draçevë, garazhi me kate në Qendër, kanë rrënë disa pemë në lagjen Aerodrom të Shkupit, një pemë e rënë ka dëmruar disa vetura”, thonë nga Qendra për Menaxhim me Krizat.

Është raportuar se edhe në Klinikën e Kardiologjisë janë përmbytur edhe dhomat në bodrum, ku janë ku bëhen edhe intervenime. Por nga MSH janë deklaruar se të gjitha dëmet janë sanuar.

“Ju njoftojmë se si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm, uji është paraqitur vetëm në një hapsirë. Situata është vërejtur menjëherë dhe është sanuar, pas çka aty janë kryer intervenime tek dy pacientë me infarkt akut. Të gjitha sallat e ndërhyrjes punojnë në kushte standarde dhe sipas protokolleve”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Enti Hidrometeorologjik informojnë se edhe sot pritet mot me vranësira, me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share