Fitër – Bajrami: Politika me mesazhe paqeje, uniteti dhe solidariteti

FESTAT FETARE BASHKOJNË TË NJERËZIT

Presidenti Stevo Pendarovski, festën e Fitër Bajramit, e ka shijuar në Çair të Shkupit, tek familja e Sead Dacës. Presidenti ka falënderuar për mikpritjen duke dëshiruar atmosferë të bukur e të qetë festive, percjell KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Dua që ditët festive t`i kaloni në paqë e harmoni. Pa marrë parasysh përkatësinë fetare, etnike dhe politike të kemi mirëkuptim dhe respekt ndaj të gjithë bashkëqytetarëve” – ka shkruar në Facebook Presidenti Stevo Pendarovski.

“Ndjenja solemne dhe rrezatimi i ngrohtë depërton në zemrat dhe shtëpinë e secilit. Shpresoj se në periudhën që e lëmë pas, arritëm të nxjerrim më të mirën nga vetja”– thuhet në urimin e Bajramit të Kryeparlamentarit, Talat Xhaferi.

Mirëqenia ekonomike dhe ngrohtësia familjare le të sundojë në çdo shtëpi në këtë ditë të madhe – thuhet në urimin e Kryetarit të Kuvendit të RMV-së.  

Urimi nuk ka munguar as edhe nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ai, sic njofton KlanM, me një mesazh në Facebook, nga Austria ku gjendet për vizitë zyrtare, shkruan se festat janë ditë kura familja, fqinjtë, miqtë janë bashkë dhe shpërndajnë respektin, mirëkuptimin dhe solidaritetin e ndërsjelltë.

“Pikërisht në këto vlera, ne bashkë e ndërtojmë edhe shoqërinë tonë për të gjithë dhe me këtë veçanti integrojmë vendin në familjen evropiane të popujve dhe shteteve” – shkruan Kryeministri në Facebook.

Festat e këtilla paraqesin mundësi për t`I potencuar vlerat tona të përbashkëta tradicionale që na lidhin ndër vite përmes solidaritetit, tolerancës e mirëkuptimit – thuhet në urimin e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit.

Por, kreu I opozitës maqedonase, në këtë ditë feste, sic njofton KlanM, bëri thirrje që bashkërisht të luftohet korrupsioni, krimi, që sjellin varfëri, dëshprim dhe jetë pa shpresë.

“Ta ngrejmë zërin kundër burimit të këtyre vlerave të këqija në shoqërinë tonë, t`u tregojmë atyre që janë bartës të kësaj njëmendësie se nuk mund të na ndajnë, të na thyejnë, porn a bashkojnë më fuqishëm për t`ua ndalë rrugën” – thotë Mickoski në urimin e Fitër Bajramit.

Festën e Fitër-Bajramit e ka uruar edhe kreu I BDI-së Ali Ahmeti.

“Le të ruajmë me përkushtim freskinë shpirtërore që na e solli muaji i bekuar i Ramazanit, frymëzimin për praktikimin e veprave të mira, përforcimin e respektit dhe humanitetit ndërnjerëzor” – shkruan Ali Ahmeti në Facebook.  /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share