Sherr masiv në Kumanovë – 3 persona janë lënduar rëndë

Tre persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe më pas kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Kumanovës, pas një përleshje masive në fshatin Çerkez të Kumanovës, raporton media lokale kumanovonews.

Përplasja, siç përcjell KlanM, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 pas një debati të mëparshëm mes dy grupeve të meshkujve.

“Një sherr fizik ka ndodhur mes L.R, M.R, F.R, S.H, B.R nga njëra anë dhe O.J(31), N.J, G.J dhe B.J në anën tjetër. Gjatë sherrit janë përdorur edhe sende të forta”, thonë nga SPB Kumanovë, përcjell KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në të njëjtën kohë, lëndime të rënda trupore ka pësuar B.J. NJ dhe G.J., të konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.

Po merren masa për zbardhjen e rastit./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share