Zgjedhjet 2024/ Fushata Presidenciale ka hyrë në pjesën e dytë, fushata Parlamentare fillon më 18 Prill

Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen më 24 prill ka hyrë në gjysmën e dytë. Ndërkaq, më 18 prill fillon fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill.

Për president të shtetit do të garojnë shtatë kandidatë, prej të cilëve dy shqiptarë. Ndërkaq, në zgjedhjet parlamentare, do të garojnë 17 koalicione dhe parti politike shqiptare. Partitë shqiptarë në zgjedhjet parlamentare, do të garojnë në dy blloqe politike.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dje përcaktoi listat për zgjedhjen e deputetëve të dorëzuara nga disa parti për një numër të caktuar të njësive zgjedhore (NJZ), por gjithashtu refuzoi disa lista.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

KSHZ dje po ashtu, përcaktoi edhe renditjen e partive dhe koalicioneve në zgjedhjet presidenciale, përmes shortit.

Kryetari i KSZH-së, Aleksandar Dashtevski tha se, renditja e shtatë partive dhe koalicioneve në listë do të jetë e njëjtë sikurse në zgjedhjet presidenciale, pasi shtatë subjektet politike kanë dhënë pajtueshmëri ta kenë numrin e njëjtë rendor në fletëvotim.

Dashteveski tha se, kjo është e lejuar sipas Kodit Zgjedhor, nëse në një periudhë mbahen disa palë zgjedhje.

Misioni i OSBE-së veç më ndodhet në vend, për të vëzhguar procesin e zgjedhjeve të dyfishta. 20 vëzhgues afatgjatë 300 vëzhgues afatshkurtër do të vëzhgojnë nëse para dhe gjatë procesit të zgjedhjeve zbatohen rekomandimet e dhëna nga OSB/ODIHR paraprakisht dhe nëse respektohen detyrimet ndërkombëtare. Në kuadër të këtij misioni, do të vëzhgohet edhe puna e mediave gjatë proceseve zgjedhore. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share