Shefi i CIA-s takim me kreun e intelegjencës ruse

DISKUTIMET NE ANKARA PER PASOJAT E PERDORIMIT TE ARMEVE BERTHAMORE

Shefi i CIA dhe homologu i tij rus kanë mbajtur takimin e tyre të parë ballë për ballë në Ankara. Në qendër të diskutimit ishte çështja e armëve bërthamore, por një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar për Reuters se të dy shefat e agjencisë së spiunazhit nuk kanë diskutuar për një zgjidhje për luftën në Ukrainë.

Drejtori i CIA-s, Ëilliam Burns, ka takuar homologun e tij rus, Sergey Naryshkin, kreun e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, në kryeqytetin turk, Ankara

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka bërë të ditur se diskutimet mes Burns dhe Naryshkin kishin të bënin me pasojat e përdorimit të armëve bërthamore. Por zyrtari amerikan, i cili foli për agjencinë e lajmeve Reuters në kushte anonimiteti, tha se Burns nuk diskutoi zgjidhjen e luftës në Ukrainë.  Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, pati një bisedë të ngjashme me presidentin kinez Xi Jinping për zvogëlimin e kërcënimit të luftës bërthamore në Ukrainë.

Në këtë takim, sipas tij, Burns diskutoi gjithashtu edhe për çështjet e të burgosurëve  Brittney Griner dhe Paul Ëhelan. SHBA-ja ka thënë gjatë verës se i ka bërë ofertë serioze Rusisë për lirimin e yllit të basketbollit, Griner, e cila u dënua në gusht të këtij viti me nëntë vjet burgim, pasi policia tha se i kishin gjetur vaj kanabisi në bagazhin e saj. Ndërsa Ëhelan është dënuar në vitin 2020 me 16 vjet burgim në Rusi, nën akuzat për spiunim.

Burns, një ish-ambasador i SHBA-së në Rusi, u dërgua në Rusi në vitin 2021 nga Biden për të paralajmëruar Presidentin Vladimir Putin për grumbullimin e trupave të tij rreth Ukrainës. Takimi Burns-Naryshkin shënon takimin më të lartë ballë për ballë midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë. që para se presidenti rus, Vladimir Putin ,të urdhëronte pushtimin e Ukrainës.

Ndërsa takimi mes Rusisë dhe SHBA-së u raportua për herë të parë nga gazeta ruse Kommersant, Associated Press raportoi se dy zyrtarë turq kanë thënë se nuk ishin në djeni për një takim midis delegacioneve amerikane dhe ruse.

Muajin e kaluar, Biden deklaroi se rreziku i përdorimit të armëve bërthamore  është në nivelin më të lartë që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962. Që nga aneksimi i paligjshëm i katër rajoneve në Ukrainë nga Moska, Rusia ka thënë vazhdimisht se do të mbrojë territoret e saj me të gjitha mjetet në dispozicion, duke përfshirë armët bërthamore.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share