Gjermani, treni i mallrave i merr jetën një fëmije

Një 9-vjeçar ndodhet në gjendje kritike, treni i mallrave i tërhoqi zvarrë fëmijët disa qindra metra larg

Një aksident i rëndë është rregjistruar në Recklinghausen në zonën industriale të Ruhrit të Gjermanisë perëndimore ku një tren mallrash ka përplasur për vdekje një fëmijë ndërsa një 9-vjeçar tjetër ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Gazeta Bild raporton se të dy fëmijët u tërhoqën zvarrë nga një tren mallrash për disa qindra metra. Personeli i urgjencës shkoi menjëherë në vendngjarje pranë një ish-kantieri mallrash, ndërsa autoritetet vendosën në dispozicion edhe dronë për të gjetur trupat. Sipas autoriteteve në vendngjarje u vendosën edhe 35 zjarrfikës dhe ekipe shpëtimi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Jam shumë i prekur nga kjo. Kjo është diçka që të prek dhe kur e di se nuk mund të bësh gjë tjetër. Dhe natyrisht mendimet tona janë me fëmijën që është në spital”, është shprehur Ministri i Brendshëm i North Rhine-Westphalia Herbert Reul.

Ndërkaq nga aksidenti nuk u identifikuan se edhe fëmijë të tjerë u goditën. Autoritetet kanë rritur sigurinë në zonë si dhe i kanë bërë thirrje familjeve që të tregohen të kujdesshëm.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share