SHBA, zbulohet pas 50 vitesh vrasja e 8-vjeçares

Ish-pastori David Zandstra ka rrëfyer krimin e rëndë të kryer më 1975

Pas afro 50 vitesh është zbuluar autori i vrasjes së një vajze 8-vjeçare në Pensilvani të SHBA-së. I dyshuari, David Zandstra, i cili u arrestua më 17 Korrik në Xhorxhia ka rrëfyer se kishte vrarë 8-vjeçaren Gretchen Harrington gati 5 dekada më parë kur ai ishte pastor.

Më pas, ai shprehet se e ka dërguar vajzën në një pyll ku i ka kërkuar që t’i hiqte rrobat. Kur ajo refuzoi, ai e rrahu për vdekje. Pastori, i cili ishte i njohur për familjen u kthye në kishë pas vrasjes.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mbetjet e skeletit të Harrington u gjetën 2 muaj më vonë nga policia në Ridley Creek State Park. Pista që ndihmoi në zbardhjen e krimit ishte denoncimi i një gruaje që pretendonte se Zandstra e kishte abuzuar kur ishte fëmijë.

Viktima, identiteti i së cilës ende nuk bëhet i ditur ishte mikesha më e mirë me vajzën e 83-vjecarit. Fillimisht, ai mohoi akuzat por pasi u përball me provat, ai rrëfeu edhe krimin e rëndë që kishte mbetur pa autor për shumë vite.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share