Vritet prokurori në Ekuador

César Suarez iu zu pritë në veri të Guayas, po hetonte sulmin në stacionin televiziv

Prokurori i Ekuadorit i cili po hetonte sulmin ndaj stacionit televiziv javën e kaluar është vrarë.

César Suarez, i cili u fokusua në rastet që përfshinin krimin e organizuar në provincën Guayas një nga zonat më të dhunshme të vendit u zu në pritë në veri të qytetit dhe mbeti i vrarë nga një breshëri plumbash.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Suarez kishte intervistuar 13 personat e armatosur të cilët ishin kapur dhe po hetonte se kush e kishte urdhëruar sulmin e profilit të lartë. Ai kishte punuar gjithashtu në një numër rastesh të tjera që përfshinin trafikun e drogës dhe korrupsionin politik. Policia ekuadoriane ka deklaruar se po punonte për të gjetur përgjegjësit për vrasjen e Suarezit. Këshilli Gjyqësor e dënoi sulmin në një deklaratë dhe tha se Suarez po udhëtonte drejt qytetit Guayas ku do të merrte pjesë në një seancë gjyqësore.

“Kriminelët, terroristët, nuk do të pengojnë angazhimin tonë ndaj shoqërisë ekuadoriane. U bëjmë thirrje forcave të rendit të garantojnë sigurinë e atyre që po kryejnë detyrën”, tha prokurorja e përgjithshme e vendit, Diana Salazar.

Policia tha në një deklaratë se vrasja kishte shenjat e një atentati mafioz. Ekuadori është tronditur nga një rritje dramatike e dhunës, duke përfshirë sulmin në studion e Televizionit TC në Guayaquil , marrjen peng të më shumë se 200 punonjësve të burgjeve, shpërthimet e dhunës në disa qytete dhe rrëmbimin e oficerëve të policisë.

Në përgjigje, Presidenti Daniel Noboa shpalli një gjendje të jashtëzakonshme 60-ditore , duke përfshirë një shtetrrethim gjatë natës, dhe caktoi 22 grupe kriminale si organizata terroriste. Jo vetëm kaq, por zhdukja e José Adolfo Macías Villama nga burgu ku po vuante dënimin për trafik droge ka ngritur alarmin.

Në pesë vitet e fundit , Ekuadori ka parë një rritje të shkallës së vrasjeve me një rekord 7,878 vrasjesh vitin e kaluar, ndërsa kartelet meksikane dhe grupet mafioze ndërtuan atë që është bërë një rrugë kryesore e trafikut të drogës.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share