14 lumenj dalin nga shtrati, bilanc tragjik në Itali

Mbi 4 mijë njerëz janë zhvendosur nga 24 komuna, ndërsa mbi 50 mijë kanë mbetur pa energji

Rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet katastrofike në pjesën veriore dhe qëndrore të Italisë.
Katër nga tetë viktimat janë vetëm në qytetin e Forlit tre në Cesena dhe një në Firenze. Mbi 4 mijë persona nga 24 komuna janë evakuuar ndërsa pamjet që vijnë nga Italia janë apokaliptike. Dy banorë arritën që të shpëtonin një grua së bashku me fëmijën e saj të shtëpia e të cilëve ishte mbytur.

Mbi 50 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike. 14 lumenj të mëdhenj kanë dalë nga shtrati në rajonin e Emilia Romanjës. Banorët thanë se ujërat vërshuan aq shpejtë sa për pak minuta mbushën katet e para. Vërshimet mbërritën deri në qendër të Bolonjës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Qeveria është përkrah popullit të prekur “, kështu deklaroi kryeministrja Giorgia Meloni, ku po merr pjesë në samititn e G7 në Japoni teksa u shpreh në një videokonferencë se Këshilli i Ministrave do të marrë gjatë orëve në vijm masa emergjente.

Presidenti i rajonit Emilia Romagna, Stefano Bonaccini npërmjet një postimi në Tëitter u shpreh: “Pak ditë nga përvjetori i tërmetit të parë të vitit 2012, nuk nguroj të them se jemi përpara një tërmeti tjetër” për sa i përket shkallës së dëmeve të shkaktuara nga moti i keq në Emilia-Romagna”.

Jo vetëm përmbytje por ajo që e bën edhe më dramatike janë edhe rrëshqitjet e dherave në zonat e Apenineve. Sipas autoriteteve sasia e rreshjeve në 24 orë ka qenë historik ku ka rënë mbi 130 mililitra shi. Një nga situatat më kritike është ajo e Ricciones ku urgjenca e spitalit, katet përdhese dhe garazhet u përmbytën.

Një pjesë e madhe e njerzve ecnin mbi ujë ndërsa të tjerë përdornin varka të vogla për të shpëtuar. Autoritetet kanë ndaluar qarkullimit të trenave në linja të ndryshme. Në të gjithë Riccionen disa makina u bllokuan në nënkalime ndërsa rrjedha e fuqishme e ujit mori përpara duke shkatërruar çdo gjë.

Në Bolonja autoritetet i kanë bërë thirrje njerëzve që të mos qëndrojnë në bodrume. Bashkia gjithashtu ka mbyllur disa rrugë të cilat aktualisht janë të pakalueshme nga përmbytjet. Në Marradi një komunë në Firence për shkak të motit të keq, zona është prekur nga disa rrëshqitje dheu që ka bllokuar rrugët ndërsa zjarrfikësit dhe personeli i mbrojtjes civile janë vendosur në dispozicion.

Sipas Coldiretti, dëmet e raportuara tashmë nga fermat dhe infrastrukturat në Emilia-Romagna vlerësohen në rreth 300 milionë euro . Mijëra hektarë tokë të përdorur për kultivimin e kumbullave, dardhave, mollëve, kivit, drithërave, fidanishteve, perimeve janë nën ujë. Meterologët kanë dekalruar se moti i keq në Itali do të vijojë edhe 10 ditë të tjera dhe me temperatura tipike pranverore, e kundërta e vitit të kaluar që solli një maj të thatë dhe të nxehtë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share