SHBA-ja e dënon sulmin terrorist në Moskë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e ka dënuar sulmin terrorist të 22 marsit në Moskë të Rusisë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër sulmin terrorist të 22 marsit në Moskë. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin rus në pikëllimin e humbjes së jetës pas kësaj ngjarjeje të tmerrshme”, ka shkruar Blinken.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga ky sulm kanë mbetur të vdekur 133 persona, teksa qindra të tjerë të lënduar.

Ndonëse përgjegjësinë për sulmin terrorist e ka marrë Shteti Islamik – ISIS, presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar Ukrainën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share