Ukraina i kërkon Turqisë hetim për anijet ruse

LUFTIMET VIJOJNË TË INTESIFIKOHEN NË DONETSK

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Autoritetet ukrainase kanë kërkuar nga Turqia një hetim të plotë për tre anije ruse të cilat dyshohen se kanë vjedhur grurë nga Ukraina për ta transportuar ilegalisht atë drejt vendeve si Libia e Siria. Ky rast e ka vënë qeverinë turke në një pozitë të ndjeshme ndërsa vazhdon të kërkojë një rol ndërmjetësues midis Moskës dhe Kievit për çështjen e furnizimit global me ushqime. Ndërkaq në Donetsk luftimet vijojnë të intestifikohen, ndërsa Britania pritet që të dërgojë gjatë javëve në vijim ngarkesën e rradhës me pajisje ushtarake për Kievin.

Një anije me flamur rus që transportonte mijëra tonë drithë po mbahet dhe po hetohet nga autoritetet turke në portin Karasu të Detit të Zi mbi pretendimet se ngarkesa e saj ishte vjedhur nga Ukraina .

Zyrtarët doganorë turq vepruan pasi Kievi pretendoi se Zhibek Zholy po transportonte ilegalisht 7,000 tonë drithë nga Berdiansk i pushtuar nga Rusia, një port ukrainas në juglindje të vendit. Reuters raporton se anija po priste jashtë portit ndërsa po kryheshin hetime për origjinën e dërgesës.

Kievi ka akuzuar Rusinë për vjedhjen e grurit për t’i shitur në tregjet ndërkombëtare. Eksportet e grurit të vendit janë përgjegjëse për pothuajse 15% të totalit botëror. Rasti i Zhibek Zholy ka sjellë në fokus pretendimet për vjedhje dhe e ka vënë qeverinë turke në një pozitë të ndjeshme ndërsa vazhdon të kërkojë një rol ndërmjetësues midis Moskës dhe Kievit për çështjen e furnizimit global me ushqime.

Ambasada e Ukrainës në Bejrut ka bërë të ditur se të paktën shtatë kompani që zotërojnë njësi magazinimi kanë regjistruar raste penale, me autoritetet ukrainase që pretendojnë se Rusia ua ka vjedhur grurin.

Ndërkaq luftimet në rajonin e Donetskut sa vijnë edhe intesifikohen. Pasi forcat ruse morën kontrollin e Lysychansk, bastioni i fundit i rezistencës ukrainase në Luhansk, ushtria ukrainase po përgatitet për sulme edhe më të fuqishme në qytetet Sloviansk dhe Kramatorsk të dy në vijën e zjarrit rus. Guvernatori i Donetsk u kërkon 350,000 njerëzve të evakuohen. Thirrja vjen një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin shpalli fitoren në provincës lindore të Luhanskut. Tani besohet gjerësisht se Rusia synon të përshkallëzojë ofensivën e saj në Donetsk, duke bërë që autoritetet të nxisin më shumë se një çerek milion banorë që të evakuohen.

Forcat ruse goditën një treg dhe një zonë banimi në Sloviansk, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur shtatë.  Kievi dhe Perëndimi thonë se Rusia po kryen një grabitje toke të stilit perandorak dhe e akuzojnë atë për krime lufte, të cilat Moska i ka mohuar. Kryeministri britanik Boris Johnson i tha presidentit Volodymyr Zelenskiy gjatë një telefonate se ai besonte se ushtria e Ukrainës mund të rimarrë territorin e pushtuar së fundmi nga Rusia. Johnson ripërsëriti se dërgesat e fundit me pajisje ushtarake britanike, duke përfshirë 10 sisteme artilerie vetëlëvizëse dhe municione bredhëse do të mbërrinin në javët në vijim./KlanNews

Lexo gjithashtu
Total
0
Share