Arrestimi i Trump, siguri e lartë në Manhatan

Analistët: Ish-presidenti ka vetëm përfitime nga ndalimi

Frika nga protesta të dhunshme të mbështetësve të Trumpit bëri që policia e Nju Jorkut të rrethojë me barrikada të hekurta ndërtesën e Gjykatës në Manhatan. Në këtë, gjykatë do të paraqitet ish-presidenti nëse arrestohet, siç deklaroi ai vetë javën e kaluar kur u bëri thirrje mbështetësve të derdhen rrugëve dhe të marrin në duar fatet e kombit.

Megjithatë siç parashikojnë analistët, ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk pritet të qëndrojë gjatë në qeli për një çështje si ajo e aktores së filmave për të rritur Stormi Deniells, të cilën e 7 vite më parë dyshohet se e pagoi në mënyrë të jashtëligjshme me 130 mijë euro për të mos folur publikisht për një aferë seksuale të vitit 2006, që të mos ndikonte negativisht tek zgjedhja si president. Analistët besojnë madje se Tramp do të përfitojë nga ky gjyq, pasi me karizmën e tij do të bëjë gjithnjë e më shumë njerëz të besojnë se procesi është politik.

“Ju e shihni se disa drejtues republikanë që nuk e duan atë, tani ndihen të detyruar ta mbrojnë në aktakuzë. Një fenomen i tillë ka për të përfshirë edhe votuesit”.

Orët e fundit, Tramp u shfaq i pashqetësuar në rezidencën e tij në Mar a Lago të Floridas në prani të mbështetësve, të cilët nuk duken të përgatitur për të kundërshtuar dhunshëm arrestimin e tij.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share