SHB “Bukuritë e Sharrit” organizoi marshin “Dukati 2023”

Promovohet shtegu i ri me gjatësi 7.5 km

Mbi 40 bjeshkatar nga sot nisën marshin tradicional “Dukati 2023” për të promovuar shtegun e ri të gjatë 7.5 kilometra. Kryetari i komunës së Bogovinës para nisjes shfrytëzoi rastin që të përshëndes këtë aktivitet duke u zotuar se gjithmonë do ti përkrahë

Ne nuk jemi të vetëdijshëm se çfarë bukurish natyrore kemi. Këto bukuri natyrore ne duhet ne ti shfrytëzojmë, këto bukuri natyrore duhet ti ruajmë dhe këto këto bukuri natyrore duhet edhe ti promovojmë qëllim që tërheqim më shumë turistë. Unë ju dëshirojë rrugë të mbarë, shpresoj se koha të jetë e mire me qëllim që këtë manifestim ta kalojmë sa më mire”. tha Besnik Emshiu, kryetar i Komunsë së Bogovinës.

Kryetari i Shoqatës Bjeshkatare “Bukurit e Sharrit”, Nazmi Zeqiri  tha se qëllimi i këtij aktiviteti është shoqërimi, ecja në natyrë dhe zhvillimi i turizmit malor.

NAZMI ZEQIRI – KRYETAR I SHOQATËS BJESHKATARE ”BUKURIT E SHARRIT” (1.28 -1.48

Tani më çdo vit ka ritje të banorëve që lëvizin në natyrë. Besoj që me këto organizime t’ia arrijmë qëllimit që sa më tepër të mare hove kjo lëvizje në natyrë”, u shpreh Nazmi Zeqiri, kryetar i shoqatës “Bukuritë e Sharrit”

Shoqata Bjeshkatare krahas aktiviteteve të tyre ka ndërtuar shtegun e ri deri te  Dukati, ndërsa kanë bërë edhe pastrimin e mbeturinave rreth lumit dhe te liqeni i Bogovinës

“Tani kemi në plan hapjen e shtegut për rreth lumit prapë te liqeni i Bogovinës. Lumi ndër fshatin Novoselë ka do ujëvara që janë shumë të bukura. Aty mendojmë të arrijmë edhe pse terreni është shumë i vështirë”, tha Beqiri.

Duhet theksuar se aktiviteti i radhës i tetë Shoqatave Bjeshkatare është  themelimi i Unionit të Shoqatave Bjeshkatare të Maqedonisë Veri-Perëndimore./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share