Bilanci tre ditor me Kovid-19 në RMV

Gjatë 3 ditëve të fundit (nga data 03.06 deri më 05.06.2022) janë kryer 2.257 teste dhe janë regjistruar 135 raste të reja me COVID-19:
• Shkup – 93
• Manastir dhe Kavadar – nga 8
• Prilep, Ohër, Shtip dhe Strumicë – nga 3
• Kumanovë, Veles, Gostivar dhe Negotinë – nga 2
• Tetovë, Kërçovë, Sveti Nikollë, Dibër, Vinicë dhe Makedonski Brod – nga 1.
Nga numri total i rasteve pozitive (135), janë regjistruar 25 riinfeksione.
164 pacientë të shëruar nga:
• Shkup – 121
• Manastir – 19
• Shtip – 4
• Prilep – 3
• Kavadar, Kumanovë, Negotinë , Kërçovë dhe Sveti Nikollë – nga 2
• Veles, Tetovë , Koçan, Gjevgjeli, Resnje , Kriva Pallankë dhe Demir Hisar – nga 1.
Gjatë 3 ditëve të kaluara (nga 03 deri më 05.06.2022) nuk është raportuar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
Janë kryer 2.257 teste përmes: ISHP-288, QSHP Shkup-56, QSHP Manastir-48, QSHP Prilep-21, QSHP Tetovë-11, QSHP Kumanovë-25, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile-0, Mjekësi Ligjore-3, Spitali Laboratorik Kozle-0, KU Pulmologji me Alergologji-0, SPQ 8 Shtatori-0, Instituti i Mikrobiologjisë-93, Zhan Mitrev (Filipi i II-të) -58, Avicena-45, Biotek-87, Sistina-54, Laboratoria Laor -31 , Sinlab-18, Remedika-11, Plodnost-12, Genea-16, Nikob Lab-141, VFV Medikal -26, Eli Medika Plus-35, Royal Medika-3, Spektra-MM-8, Rapid Lab-12, Zhan Mitrev Strumicë -4, Nova Lab Diagnostika-5, Ramus-18. ISHP dhe IPSH (test i shpejtë) – gjithsej 1.128.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.060.554 testime të COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 312.292, numri i të shëruarve është 302.508, numri i atyre që humbën jetën është 9.309 dhe numri i rasteve aktive është 475.
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share