Shakira dhe Lewis Hamilton janë në fazë njohje

Thashethemet për një romancë mes tyre u ndezën një muaj më parë

Pas ndarjes nga ish-partneri, Gerard Pique, Lewis Hamilton është personi që ka tërhequr vëmendjen e Shakirës.

Edhe pse mediat e huaja kanë aluduar për një sërë emrash të tjerë që mund të jenë në jetën e yllit kolumbian, tashmë burime ekskluzive për revsitën e njohur “People” bëjnë me dije se këngëtarja është në fazat e para të një romance me pilotin e “Formula 1”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ata kalojnë kohë së bashku dhe janë në fazën e njohjes. Shakira dhe Lewis flirtojnë gjatë gjithë kohës”, thotë një burim pranë dyshes.

Lajmi vjen menjëherë pasi këngëtarja e njohur ishte në Barcelonë për të marrë pjesë në Çmimin e Madh të Spanjës në “F1”.

Më pas, Shakira dhe piloti dolën për darkë të shoqëruar nga një grup i përbashkët miqsh. Ata u fotografuan duke hipur në një jaht për një shëtitje me miqtë jashtë rezidencës së saj të re në Florida dhe kaq mjaftoi që thashethemet të përhapeshin për një lidhje mes dyshes.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share