Madonna tenton të risjellë Britney Spears në muzikë

Ajo dëshiron që këngëtarja të performojë me të për turneun ‘Celebration’

Madonna është duke u përgatitur për turneun e saj të ardhshëm ‘Celebration’ dhe dëshiron që Britney Spears të jetë në skenë me të.

Këngëtarja e njohur, tashmë ka nisur provat e para në studio dhe do të ishte shumë e lumtur nëse Britney do të bashkëpunonte me të.

Dy artistet kanë kohë që menaxhohen nga i njëjti person dhe kanë një marrëdhënie shumë të mirë së bashku, madje Madonna është ndër emrat e pakte të njohur që morën pjesë në dasmën e saj me ish-bashkëshortin Sam Asghari.

Nëse Britney Spears vendos të përformojë së bashku me mbretëreshën e popit ky sipas mediave të huaja do të ishte rasti ideal pasi bëhen plot 23 vite nga bashkëpunimi i tyre i suksesshëm “Me against Music”.

Kjo këngë u publikua në Tetor të vitit 2003.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share