Shaip Kamberi: Të realizohet plani prej shtatë pikëve për integrimin e shqiptarëve!

VUÇIQI KONSULTIME PËR QEVERINË E RE

Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, ka deklaruar se lista “Vazhdon lufta politike e Shqiptarëve”, bartës I të cilës ishte në zgjedhjet e dhjetorit, nuk e ka si opsion të jetë pjesë e qeverisë së re të Serbisë.

Ai pas takimit me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, I cili ka nis konsultimet me partitë për formimin e qeverisë së re, ka theksuar se fillimisht duhet të realizohet plani politik prej shtatë pikëve që daton para dhjetë viteve rreth integrimit të Shqiptarëve në organet shtetërore.

“Një nga cështjet është integrimi, zhvillimi ekonomik, rritja e buxhetit për trupin koordinues, rritja e buxhetit për këshillin kombëtar, njohjen e diplomave dhe natyrisht përfaqësimi I drejtë I shqiptarëve nëpër institucione. Flasim për institucionet shtetërore që veprojnë në komunat tona, ku nuk ka asnjë shqiptar ose numri I shqiptarëve është simbolik” – tha Shaip Kamberi, deputet shqiptar në parlamentin Serb.

Duke paralajmëruar konsultimet për qeverinë e re, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se do të bisedojë me të gjitha partitë, pasi opozita serbe njoftoi se nuk do t`I përgjigjet ftesës, duke kontestuar rezultatet e zgjedhje.

Këtë javë opozita serbe në Bruksel dhe Paris do të bisedojë me komisionin ndërkombëtar, të cilët sipas rezolutës së Parlamentit Evropian, duhet t`I hetojnë pretendimet për parregullsi të zgjedhjeve të 17 dhjetorit të vitit të kaluar. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share