Turizmi shqiptar në ditët e tij të “arta”

Shqiptarët preferuan Jugun, të huajt qendrën dhe Veriun

Shqiptarët preferojnë më shumë Jugun për pushime, ndërsa të huajt rajonin qendër ku bën pjesë Tirana dhe Durrësi, si dhe Veriun.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT bëjnë me dije se vetëm, në Qershor të këtij viti numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 25,5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërsa numri i netë-qëndrimeve është rritur me 38 %.

Nga 72 mijë rezidentë që kanë zgjedhur të pushojnë gjatë Qershorit, afërsisht 50 % e tyre kanë zgjedhur Jugun, e ndjekur nga zona qëndrore dhe më pas ajo e Veriut.

Ndërsa nga 102 mijë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit Qershor, 45 mijë prej tyre kanë zgjedhur qendrën e Shqipërisë për pushime e ndjekur nga Veriu dhe më pas Jugu.

Pas dy vitesh pandemi, këtë vit në Shqipëri turizmi shqiptar pati nivelet më të larta të zhvillimit duke kaluar edhe vitin 2019 i cilësuar si viti më i mirë për Shqipërinë.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share