Serbia “nën pushtetin” e borës, probleme në qarkullim e fshatra ta izoluar

Moti i keq me reshje dhe me temperature të ulëta ka përfshirë të gjithë rajonin. Reshjet e borës në prill duket se kanë sjellë dhe problematikat e para, përsa i përket qarkullimit të makinave kryesisht në Serbi ku deri më tani trashësia e borës në Beograd ka arritur në 15 cm.

Mediat vendase bëjnë me dije se reshjet e dendura të borës kanë përfshirë Serbinë qendrore dhe veriore që prej ditës së djeshme duke rënë pa ndaluar për 14 orë me radhë.

Për shkak të reshjeve janë shënuar probleme të shumta në disa fshatra të ndodhura në zonat e thella malore duke sjellë edhe izolimin e disa vendbanimeve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në pjesët qendrore të qytetit të Beogradit, pemët kanë rënë, duke plagosur kalimtarë dhe duke shkaktuar dëme në automjetet e parkuara.

Ndërkohë ky është rekordi i parë i shënuar i lartësisë së borës së rënë në prill.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share