Serbia dorëzon kërkesën për të kthyer ushtrinë në Kosovë

Policia kosovare arreston një tjetër ish-polic serb

Ministri serb i Mbrojtjes edhe zyrtarisht ia ka dorëzuar KFOR-it kërkesën për t’i sjellë 100 deri në 1000 trupa ushtarake serbe në Kosovë. Dorëzimi i kërkesës është bërë në piken kufitare në Merdarë. Nga KFOR-i deri më tash nuk i kanë përgjigjur pyetjeve të TV Klan nëse e kanë shqyrtuar apo jo kërkesën.

Ndërkohë një ish-polic serb i cili është dorëhequr muajin e kaluar është arrestuar nga policia e Kosovës. Mediat serbe citojnë  bashkëshorten e tij e cila thotë se ai është arrestuar nën dyshimin për krime lufte.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Policia nuk ka dhënë detaje, por në raportin 24 orësh përmendet arrestimi i një serbi. Rrugët në veri të Kosovës vazhdojnë të jenë të barrikaduara. Madje është shtuar edhe një barrikadë e re.

Barrikada e re është vendosur në zonën ku ndahet pjesa shqiptare me atë serbe në rrugën që të shpie për në piken kufitare në Brnjak. Ndryshe nga barrikada në Jarinje në këtë barrikadë nuk kishte fare njësi të KFOR-it.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share