Scholz poston foto në stilin pirat pas rrëzimit: I emocionuar po i pres memet

Kancelari gjerman Olaf Scholz të hënën postoi një foto të tij në stilin pirat në Twitter me një njollë të zezë në sy dhe mavijosje në të kuqe të errët në anën e djathtë të fytyrës – rezultat i një aksidenti gjatë vrapimit në fundjavë.

“Jam i emocionuar për të parë memet,” shkroi ai në mbishkrim.

Për të shmangur çdo shqetësim të mundshëm për shëndetin e tij, në foton, e cila duket se është bërë në kancelari, Scholz buzëqeshi lehtë dhe gjithashtu shkroi: “Faleminderit për urimet, duket më keq se sa është!”

Scholz u rrëzua gjersa po vraponte të shtunën dhe pësoi mavijosje në fytyrë, duke e shtyrë atë të anulonte disa takime këtë fundjavë, tha qeveria.

Zëdhënësi i tij u tha gazetarëve në Berlin më vonë të hënën se kancelari ishte mirë duke marrë parasysh rrethanat, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

“Ai ishte në humor mjaft të mirë këtë mëngjes, por gjithsesi duket pak i rrahur”, tha Steffen Hebestreit, duke shtuar se fotografia u publikua “në mënyrë që të gjithë të mësohen se si do të duket në javën ose dy javët e ardhshme”.

Të dielën, lideri 65-vjeçar gjerman anuloi takimet në rajonin qendror të Hesse, ku mbahen zgjedhjet shtetërore më 8 tetor. Megjithatë, ai pritej të merrte pjesë në daljet publike më vonë të hënën në Berlin.

Mediat lokale raportuan se Scholz u rrëzua duke vrapuar në qytetin e tij të lindjes, Potsdam, i cili ndodhet 28 kilometra  në jugperëndim të kryeqytetit gjerman.

Scholz ka udhëhequr Gjermaninë që nga dhjetori i vitit 2021. Ai ka shërbyer më parë si ministër i financave dhe punës i vendit dhe si kryetar bashkie i Hamburgut, transmeton Klankosova.tv.

Në një profil në uebsajtin e partisë së tij, Scholz thotë se ai e urrente sportin kur ishte në shkollë, por fitoi një shije për të nga gruaja e tij, Britta Ernst. “Sot bëj vrap sa më shpesh që mundem”, thotë ai.

Scholz thotë se ai përpiqet të gjejë kohë për vrapim, vozitje ose ecje dy ose tre herë në javë dhe gjithashtu kënaqet me çiklizmit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share