Trump: Akuzat ndaj meje, të motivuara politikisht

Nga Xhorxhia, ish-Presidenti amerikan akuzoi Biden se po burgos kundërshtarin e tij kryesor në zgjedhje

Nga një tubim në Xhorxhia, ish-Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se aktakuza e tij është një fushatë të motivuar politikisht. Trump akuzoi prokurorët se nuk kanë prova dhe e gjitha kjo po bëhet që ai të mos rizgjidhet si President për 2024.

“Akuza qesharake dhe të pabaza ndaj meje nga Departamenti i Padrejtësisë. Ju jeni duke parë Joe Biden. Biden po përpiqet të burgos kundërshtarin e tij kryesor politik, një kundërshtar që po e mposht shumë në sondazhe, ashtu siç bëjnë në Rusinë staliniste apo Kinën komuniste.”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Komentet e tij erdhën pasi prokurorët ngritën një aktakuzë prej 37 pikash kundër tij, se ish-Presidenti Donald Trump ka kryer shkelje në mënyrën se si ka trajtuar dokumente të klasifikuara që përfshinin informacione në lidhje me programin e fshehtë bërthamor të SHBA-së.

Trump krahasoi hetimin e hapur ndaj tij me atë të Presidentit amerikan Joe Biden kur iu gjendën dokumente të klasifikuara.

“Biden. Ai ka kaq shumë dokumente të klasifikuara, ata nuk dinë çfarë të bëjnë dhe ai po përpiqet t’i pengojë që ta hetojnë atë. Kjo është pengesë. Por ne nuk bëmë asnjë pengesë. Kjo është një fole e sëmurë njerëzish që duhet pastruar menjëherë. 

Ish-Presidenti amerikan dyshohet gjithashtu se ndau informacion të klasifikuar me njerëz të paautorizuar si dhe përpjekjet për të penguar hetuesit e qeverisë të merrnin materialet. Trump ka deklaruar se do të vazhdojë të kandidojë për President edhe nëse dënohet.

Nëse dënohet, ish-Presidenti Trump mund të vuajë dekada në burg, por analistët ligjorë shprehen se një gjykatës federal ka liri të madhe veprimi dhe mund të vendosë një dënim shumë më të lehtë, veçanërisht nëse Trump arrin një marrëveshje me prokurorët jashtë gjyqit, në këmbim të pranimit të fajësisë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share