Sanksionohen 172 shoferë për vozitje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (04.06.2022) ka zhvilluar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuari, me 172 drejtues mjetesh të sanksionuar. Prej tyre, 10 automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuar, dhe një automjet me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se e lejuar. Kështu, 77 drejtues mjetesh e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, kurse 95 jasht vendit të banuar.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share