Xhaferi: Kompetencat e qeverisë kalimtare janë të plota

Çështje e prioritetit të kryeministrit dhe qeverisë kalimtare është mbarëvajtja e procesit zgjedhor, por siç thotë kryeministri i sapozgedhur Talat Xhaferi, kompetencat e tij dhe qeverisë që ai drejton janë të plota dhe nuk pushojnë apo nuk shuhen pavarësisht se si emërtohet.

“Qasja është institucionale me përgjegjësi të plotë për atë çka më është besuar nga qytetarët dhe besoj që para qytetarëve këtë qasje e kam vërtetuar dhe e kam përmbushur duke praktikuar funksionin e Kryetarit të Kuvendit dhe s’do mend se do të vazhdoj me ato parime të kryej edhe detyrat që pasojnë prej sot e tutje deri në përmbyllje të procesit, gjegjësisht deri në themelimin e përbërjes së re qeveritare që do të dalë nga zgjedhjet e 8 majit”, deklaroi mes tjerash kryeministri Talat Xhaferi./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share