Sa rrogë meritojnë ministrat? Përplasje në Klan Debat!

1.060 FUNKSIONARË ME RRITJE PAGE PREJ 78%

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, rrogë më të madhe ka marrë kur ka qenë në Bankën Botërore dhe profesor universitetar se sa aktualisht nw postin e Ministrit tw Financave.

Kështu deklaroi në emisionin Klan Debat, Fatmir Besimi. E në vend se të përgjigjet në pyetjen se sa rrogë meritojnë ministrat ai i bënte pyetje gazetares.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Besimi: Pasi ju e shtroni këtë pyetje se a e meritojmë aq, unë ju pyeta se sa mendoni se duhet të jetë!

Gazetarja: Sa qytetarët, 500 euro?!

Besimi: Nëse unë e vlerësoj me sa e kam pasur rrogën në bankën Botërore kur kam qenë apo në universitet e tjera…

Gazetarja: Sa e keni pasur?

Besimi: Po ajo është e pakrahasueshme me këtë që marr tani”.

1.060 funksionarë shtetërorë po përfitojnë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të cilët hoqën nenin që ngrinte pagat, të vendosur para rreth 10 viteve, njofton KlanM.

Me këtë, funksionarët mes tyre ministra, deputet, kryetar komunash, drejtor, prokuror e gjykatës të cilët marrin paga për 78% më të larta.

 “Nuk bëhet fjalë për politikë të qeverisë për rritje të pagave për funksionarët dhe me të drejtë qytetarët kërkojnë llogari e sqarime. Këtu nuk janë vetëm ministrat dhe deputetët. këtu janë kryetarë komunash, këshilltarë të komunave, drejtorë, funksionarë të emëruar, të zgjedhur dhe janë gjithashtu të gjithë gjykatësit e prokurorët. Numri arrin në afër 1060 funksionarë në nivel të shtetit” – tha Fatmir Besimi.

Dje Ministri Besimi tha se nuk do të ketë “ngrirje” të pagave.

Sipas tij, duhet të gjendet një zgjidhje sistematike, që të gjitha pagat në sektorin publik të rriten njëlloj dhe sipas një metodologjie të caktuar.

Ministri Besimi, sic njofton KlanM, thotë se tashmë janë në negociata me sindikatat dhe paralajmëron marrëveshje të përgjithshme kolektive. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share