Ademi: Jemi shumë afër për të qeverisur edhe me Butelin, këto zgjedhje janë test edhe për zgjedhjet lokale të vitit 2025

Në Butel të Shkupit, Fronti Europian hapi shtabin zgjedhor komunal për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit dhe ato parlamentare të 8 majit.

Të pranishëm në hapje ishin zëvendës kryeministri Artan Grubi, deputeti Arbër Ademi, kandidatët për deputetë Sadulla Duraku, Elmi Aziri, Skender Rexhepi – Zejd, Dijana Toska, etj.

Arbër Ademi tha se është thellësisht i bindur se ky organizim, ky mobilizim i mirë i Frontit Europian do të shënoj një rezultat i cili do të jetë tejet i rëndësishëm.

 “Buteli – përbën një pikë strategjike për të gjithë ne. Sytë e të gjithë neve janë të fokusuar edhe në Butel edhe në Çashkë. Në Çashkë ju e dini se me regjistrimin e fundit të popullsisë, shqiptarët janë mbi 50%, edhe në Butel jemi afër për të marrë qeverisjen e pushtetit lokal këtu. Prandaj, këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme, janë një test i veçantë për të parë kondicionin tonë koalicionues si forca progresive europiane, për të bërë dallimin, për të bërë ndryshimin në vitin 2025, dhe për tu qeverisur Buteli nga ne, ashtu siç dimë më së miri të qeverisim. Shumë seriozisht dhe të mobilizuar maksimalisht të angazhohemi që të bëjmë hapin e radhës, ta ngremë në nivel tjetër veprimin dhe organizimin tonë politik me një rezultat i cili do të jetë konfirmim për ndryshimin i cili duhet të pasojë në zgjedhjet lokale”, tha Ademi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share