Sa energji elektrike u prodhua në 24 orët e fundit në RMV

Shoqëria Aksionare “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” ka njoftuar se gjatë ditës së kaluar janë prodhuar 12 mijë e 590 megavat orë energji elektrike me çka, siç thonë nga qeveria, janë përmbushur tërësisht nevojat e amvisërive dhe harxhuesve të vegjël si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkollat, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera jetike shtetërore, përcjell Klan Maqedoni.

“Në termocentrale janë prodhuar 7.509 MWh, ndërsa në hidrocentrale dhe në parkun e erës të Bogdancit janë prodhuar 5.081 MWh”, thonë nga EMV.

EMV gjatë ditës dhe natës së kaluar nuk ka prokuruar aspak energji elektrike/KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share