Kovaçevski u prit nga Presidenti lituanez Nauseda dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg në Samitin e NATO-s

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në pritjen solemne të shefave të delegacioneve, sot në Vilnius në Samitin e NATO-s, u prit nga nikoqiri, Presidenti i Republikës së Lituanisë, Gitanas Nauseda dhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së NATO-s, Jens Stoltenberg.

Samiti i NATO-s në Vilnius mblodhi së bashku 31 vende anëtare të Aleancës, shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve partnere si Australia, Ukraina, Gjeorgjia, Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia, Japonia, Republika e Koresë, Zelanda e Re, si dhe kryetarët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share