Rritet çmimi i naftës në Bursa

Arabia Saudite dhe Rusia thonë se do e reduktojnë prodhimin e saj deri në fund të vitit

Çmimet e naftës pësuan një rritje këtë të hënë, pasi eksportuesit më të mëdhenj si Arabia Saudite dhe Rusia deklaruan se do t’i përmbahen reduktimit të prodhimit të naftës deri në fund të vitit.

Nafta në bursën e Londrës u rrit me me 41 cent, ose 0.5%, në 85.30 dollarë për fuçi ndërsa nafta në bursën amerikane u rrit me me 54 cent ose 0.7% në 81.05 dollarë për fuçi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Arabia Saudite konfirmoi se do të vazhdojë me uljen e saj shtesë vullnetare prej 1 milion fuçi në ditë. ndërsa Rusia do të vijojë shkurtimin deri në fund të vitit 2024. Analistët thonë se shkurtimi i prodhimit ka të ngjarë të thellojë defiçitin e tregut, gjë që mund të çojë në çmime më të larta.

OPEC nisi uljen e prodhimit që nga viti i kaluar në atë që thotë se është një veprim parandalues ​​për të ruajtur stabilitetin e tregut. Nafta arriti nivelin më të lartë të vitit 2023 në Shtator në afërsisht 98 dollarë për fuçi, por muajin e kaluar nafta mbeti e ulët për disa javë, pavarësisht konfliktit në Lindjen e Mesme. Arabia Saudite, bëri shkurtimin e naftës në korrik sipas një marrëveshjeje të rënë dakord fillimisht nga disa anëtarë të OPEC + në prill.

Ndërkaq Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi një projekt-ligj për të forcuar sanksionet edhe ndaj naftës iraniane për të vendosur masa ndaj porteve dhe rafinerive të huaja që përpunojnë naftën e eksportuar nga Irani.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share