Rrëzohet avioni ushtarak rus, mbi 70 viktima

Të paktën 70 viktima në rrëzimin e avionit rus me ushtarë ukrainas.

Një aeroplan transporti ushtarak rus është rrëzuar në rajonin jugor të Belgorodit në kufi me Ukrainën. Të gjithë pasagjerët në avion, 65 të burgosur lufte ukrainas, 6 pjesëtar të ekuipazhit dhe 3 persona që i shoqëronin mbetën të vdekur, sipas Ministrisë Ruse të Mbrojtjes.

Zëdhënësi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës i tha Radio Lirisë se sot përgatitej një shkëmbim i të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës. Autoritetet ende po hetojnë shkakun e përplasjes. Nga ana e saj, Rusia akuzon Ukrainën për rrëzimin e avionit ushtarak. Ministria e Mbrojtjes në Rusi thotë se radari i tyre zbuloi lëshimin e dy raketave ukrainase. Megjithatë, ende nuk ka asnjë provë mbi deklaratat e funksionarëve rus.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share