“Ronaldo u shpërdorua politikisht”

Presidenti turk Erdogan del në mbrojtje të CR7

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, pohon se Cristiano Ronaldo ishte viktimë e një vendimi politik gjatë Kupës së Botës në Katar 2022. Sipas tij Ronaldo ka mbështetur çështjen palestineze. Duke folur para një grupi të rinjsh gjatë një programi televiziv, Erdogan tha se për fat të keq Ronaldo u shpërdorua.

“Ata vendosën një veto politike ndaj tij pasi lojtari është nga ata që mbron kauzën palestineze. Dërgimi i një futbollisti si Ronaldo në fushë me vetëm 30 minuta të mbetura ia prishi psikologjinë dhe ia hoqi energjitë”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Presidenti turk tha gjithashtu se Argjentina e meritonte të fitonte titullin për shkak të lojës së tyre të shkëlqyer dhe për shkak të Lionel Messit. Por sipas tij Mbappé është e ardhmja e futbollit.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share