Maradona Jr: Kush e krahason babanë tim me Messin, nuk ka lidhje me futboll

Diego Sinagra, djali i legjendës së futbollit, Diego Maradona, ka komentuar për disfatën shokuese të Argjentinës nga Arabia Saudite në Kampionatin Botëror “Katari 2022” dhe krahasimet e të atit të tij me Lionel Messi.

“Njerëzit që e krahasojnë Messin me babanë tim mendoj se nuk kanë lidhje me futboll”, ka thënë ai.

“Po flasim për dy botë krejtësisht të kundërta. Megjithatë, unë nuk do të heq dorë nga Messi ende, kam besim tek ai”, ka thënë Diego Sinagra për “Radio Marte” transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share