Ronaldo kritikon edhe trajnerët e rinj: Po kërkojnë revolucion në futboll

Gjatë intervistës së përgjithshme të Cristiano Ronaldos me Piers Morgan, ylli portugez zbuloi se ai i konsideron Massimiliano Allegrin dhe Carlo Ancelottin si disa nga trajnerët më të mirë me të cilët ka punuar.

Ronaldo kaloi dy vjet duke punuar nën Allegrin te Juventusi, ku shënoi 21 gola në 31 ndeshje në Serie A në vitin e tij të parë dhe 18 në 30 ndeshje në të dytin. Ai po ashtu u stërvit nga Ancelotti për dy vjet në Real Madrid 2013-15, duke fituar dy Topa të Artë në atë kohë.

“Për të qenë i sinqertë, është diçka që nuk e kuptoj. Janë trajnerët e rinj që po vijnë dhe mendojnë se po e zbulojnë Coca-Colën. Unë kam qenë gjithmonë krahas trajnerëve më të mirë në botë: Zidane, Ancelotti, Mourinho, Fernando Santos, Allegri. Kështu që unë kam një përvojë sepse kam mësuar prej tyre.”, tha Ronaldo.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Dhe kur sheh disa trajnerë që po vijnë, që duan revolucionin në futboll, unë nuk jam dakord, kam mendimin tim.”, shtoi ai.

Ronaldo me intervistën e tij të fundit tronditi të gjithë botën e futbollit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share